Politike

"Edi Kopjaci", Bardhi publikon videon: Kryeministri nuk ka patur asnjëherë ide apo vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve

Bardhi shprehet se qytetarët që duan ndryshimin dhe jo mashtrimin po bashkohen gjithnjë e më shumë me Partinë Demokratike.

1 Prill 2025, 16:01 Nga r.ll
"Edi Kopjaci", Bardhi publikon videon: Kryeministri nuk ka patur
edi rama, sali berisha

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka postuar në rrjetet sociale një video ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur programin e PD-së, të prezantuar më herët nga kryedemokrati, Sali Berisha. 

Bardhi shkruan në postimin e tij se Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Më tej shprehet se qytetarët që duan ndryshimin dhe jo mashtrimin po bashkohen gjithnjë e më shumë me Partinë Demokratike.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Tani që numërimi mbrapsht ka nisur dhe e ka kuptuar se shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh, Edi Rama harroi kur tallej dhe tani po kopjon rëndshëm programin elektoral të Sali Berishës. Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë, se kushedi ç’do të na kishin parë sytë nga kopjaci i qeverisë! 

Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar - mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin! 

Zotimi ynë pas 11 Majit:

Asnjë pension nën 200 euro.

20 % Rritje për çdo pen…

Është koha për të kthyer shpresën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll