1 Prill 2025, 13:52
Nga M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Durrës se ish-kryebashkaku Vangjush Dako ka ndërtuar vilë 900 metra në truallin publik të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri "i përlyer" sipas tij në të gjitha llojet e krimit. Berisha tha se ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës. Ai shtoi se mafia është në fshehtësi dhe ka kodin e heshtjes.
"Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin. Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë. Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës. 900 metër! E sheh se mafia është e fshehtë. Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes. Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet. Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës. Po këto me 11 maj marrin fund...
Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin. Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë. Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.
Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit. Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.
sali berisha
Politike
1 Prill 2025, 13:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ambasada Britanike ka ftuar në takim Kryeprokurorin Special Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm Olsian...
Politike
1 Prill 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimi...
Politike
1 Prill 2025, 13:15
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha da sot se kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është sim...
Politike
1 Prill 2025, 13:07
M.B
Selia e PD
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dh...
Politike
1 Prill 2025, 13:00
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimi...
Politike
1 Prill 2025, 12:25
E. D
foto ilustruese
HAGË- Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në ra...
Politike
1 Prill 2025, 12:02
E. D
Albin Kuti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës s&eum...
Politike
1 Prill 2025, 11:58
I.A
Sali Berisha
DURRËS: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me punonjëset e një fasonerie në qyteti...
Politike
1 Prill 2025, 11:52
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit nga Komisioni Q...
Politike
1 Prill 2025, 11:49
I.A
Sali Berisha
DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme gjatë një takimi me punonjëset e një fasonerie n&...