Bota

Bandat bastisin Haitin, liruan 500 të burgosur

Vendasit thanë se të hënën, njerëz të armatosur rëndë qëlluan mbi ndërtesa dhe kalimtarë dhe u vunë flakën ndërtesave dhe makinave.

1 Prill 2025, 17:14 Nga N.F
Bandat bastisin Haitin, liruan 500 të burgosur
Foto ilustruese

HAITI- Anëtarët e bandës sulmuan qytetin e Mirebale në Haitin qendror dhe liruan rreth 500 të burgosur nga burgu. Vendasit thanë se të hënën, njerëz të armatosur rëndë qëlluan mbi ndërtesa dhe kalimtarë dhe u vunë flakën ndërtesave dhe makinave. Banorët ikën për të shpëtuar veten.

Më pas bandat sulmuan stacionin e policisë lokale dhe sulmuan burgun, ku llogaritet se mbaheshin rreth 500 persona, për të liruar ata që ishin brenda. BBC raporton se zyrtarët e policisë thanë se kishin rifituar kontrollin e Mirabel. Megjithatë, shumë nga të burgosurit e arratisur ende enden rrugëve.

Bandat e armatosura kontrollojnë pothuajse të gjithë kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince. Ky sulm sugjeron se ata po synojnë gjithnjë e më shumë qytete në pjesë të tjera të vendit. Një gazetar nga Haiti i tha Associated Press se sulmuesit i përkisnin dy bandave, 400 Mawozo dhe një grupi që e quan veten "Talibanë", të cilët i përkasin koalicionit të bandës Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesët veriore të Port-au-Prince.

bandat ne haiti

Sondazh

Poll