Bota

Putini pret Xi Jinping në Moskë më 9 maj

Gjatë këtij takimi, Putin shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës.

1 Prill 2025, 15:44 Nga N.F
Putini pret Xi Jinping në Moskë më 9 maj
Foto ilustruese

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë me rastin e festimeve të "Ditës së Fitores" më 9 maj.

“E presim në Rusi me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, në Luftën e Dytë Botërore. Ne do ta festojmë këtë përvjetor së bashku - fitoren mbi Gjermaninë naziste dhe fitoren mbi Japoninë militariste," tha Putin në një takim me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, të cilin e mirëpriti në Kremlin.

Gjatë këtij takimi, Putin shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës. 

“Ne duam të shprehim kënaqësinë tonë për mënyrën se si po zhvillohen marrëdhëniet tona, duke përfshirë mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrive tona të jashtme”, tha presidenti rus.

putin xi jinping

Sondazh

Poll