Bota

Një makinë përplas 7 këmbësorë në Nagoya të Japonisë, mes tyre edhe një foshnjë (VIDEO)

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 74-vjeçar dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.

1 Prill 2025, 15:30 Nga N.F
Një makinë përplas 7 këmbësorë në Nagoya
Pamje nga vendi i ngjarjes

JAPONI- Shtatë persona u plagosën në qendër të qytetit të Nagoya në Japoninë qendrore. Një makinë u fut nëpër trotuar dhe rrëzoi shtyllat. Dy burra, katër gratë dhe një foshnjë u dërguan në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 74-vjeçar dhe po heton për shkaqet e ngjarjes. Një kalimtar thirri shërbimet e urgjencës rreth orës 13:00 duke thënë se kishte parë një makinë që po "çmendej" në një lagje të qytetit dhe se disa njerëz u plagosën.

Sipas një dëshmitari që priste në një semafor pranë vendit të ngjarjes, makina doli nga një parking nëntokësor dhe ndaloi përpara se të shpejtonte drejt një trotuar në anën e kundërt.

japoni aksident

Sondazh

Poll