Bota

Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, dyshohet se po jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

Siç raportohet Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, "Grcec".

1 Prill 2025, 13:25 Nga E. D
Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, dyshohet se po jepte informacione
Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet maqedonase kanë arrestuar ditën e sotme një pjestar të sigurmit të kryeministrit, Hristijan Mickoski. Siç raportohet Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, "Grcec".

Bëhet e ditur se Samarakov është kapur në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Po ashtu, nuk dihet se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë.

Por, kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit. E gjitha ndodhi kur Policia u fut për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës.

hristijan mickoski

Sondazh

Poll