Politike

Rindërtimi/ Berisha: Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve! Ky është diskriminim i egër politik

Ai shtoi se diskriminim politik i egër është në stilin e asaj që e quan "një narkodiktature".

1 Prill 2025, 13:00 Nga M.B
Rindërtimi/ Berisha: Po pasurohen me fatkeqësitë e të
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimit të paketës së emergjencës për familjet e prekura nga tërmeti. Berisha akuzoi qeverinë se po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve. Sipas tij ky është diskriminim i egër politik. Ai shtoi se diskriminim politik i egër është në stilin e asaj që e quan "një narkodiktature".

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve. Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.

Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona. Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë.

sali berisha

Sondazh

Poll