Aktualitet

Dyshohet se u hodh nga Mikelian Toma dhe David Simoni ditën e arrestimit, gjendet një pako me lëndë plasëse në Shkodër

Sipas policisë pako dyshohet se është hedhur nga Mikelian Toma dhe David Simoni më 26 Mars, ditën e arrestimit të tyre.

1 Prill 2025, 11:09 Nga M.B
Dyshohet se u hodh nga Mikelian Toma dhe David Simoni ditën e arrestimit,
Foto ilustruese

SHKODRA- Një pako me lëndë të dyshuar plasëse është gjendur në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër. Sipas policisë pako dyshohet se është hedhur nga Mikelian Toma dhe David Simoni më 26 Mars, ditën e arrestimit të tyre. Ata u arrestuan më 26 Mars, pasi gjatë patrullimit efektivët kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi” motomjetin ku udhëtonin Mikelian Toma dhe David Simoni që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Por, 32-vjeçari Mikelian Toma, i cili drejtonte motomjetin dhe 34-vjeçari David Simoni, pasagjer, nuk iu bindën urdhrit të Policisë duke u larguar.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

shkodra

Sondazh

Poll