Aktualitet

Aksidenti i shumëfishtë në aksin Fier-Vlorë/ Në pranga 54-vjeçari që shkaktoi përplasjen, procedohet dhe një i ri

Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.

1 Prill 2025, 11:10 Nga E. D
Aksidenti i shumëfishtë në aksin Fier-Vlorë/ Në pranga
foto ilustruese

FIER-  Një 54-vjeçar është arrestuar dhe një 20-vjeçar është proceduar në lidhje me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë. Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Sipasojë e aksidentit përfunduan në spital gjashtë persona, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e ndodhur dje në bypass-in Fier-Vlorë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ndaj A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, ka nisur procedimi penal. Sipas hetimeve paraprake, automjetet e drejtuara prej tyre u përplasën me pesë mjete të tjera, duke shkaktuar gjashtë të plagosur.

Dy nga të lënduarit vijojnë të marrin kujdes mjekësor, ndërsa katër të tjerët janë larguar nga spitali. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll