Aktualitet

Dëshmitë e Nuredin Dumanit/ "Plumbi i Artë", shtyhet për në datën 8 prill seanca për të pandehurit

Shkak për shtyrjen e seancës është avokati i Henrik Hoxhajt, i cili kërkoi kohë të përgatiste pyetjet.

1 Prill 2025, 10:46 Nga M.B
Dëshmitë e Nuredin Dumanit/ "Plumbi i Artë", shtyhet
Foto ilustruese

TIRANA- Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” nuk është mbajtur ditën e sotme. Mësohet se kjo seancë gjyqësore është shtyrë për në datën 8 prill. Shkak për shtyrjen e seancës është avokati i Henrik Hoxhajt, i cili kërkoi kohë të përgatiste pyetjet.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

plumbi i arte

Sondazh

Poll