Bota

Departamenti amerikan i Shtetit pas dënimit të Le Pen: Përjashtimi i individëve nga procesi politik është shqetësues!

Liderja e ekstremit të djathtë francez u dënua për keqpërdorim të fondeve evropiane.

31 Mars 2025, 22:47 Nga N.F
Departamenti amerikan i Shtetit pas dënimit të Le Pen:
Le Pen

FRANCË- Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkroi sot si "shqetësues" përjashtimin e kandidatëve nga një proces politik, pas dënimit pesëvjeçar të heqjes së së drejtës për të kandiduar në zgjedhje ndaj Marine Le Pen. Liderja e ekstremit të djathtë francez u dënua për keqpërdorim të fondeve evropiane.

"Përjashtimi i individëve nga procesi politik është veçanërisht shqetësues duke pasur parasysh luftën ligjore agresive dhe të korruptuar kundër Presidentit Donald Trump këtu në Shtetet e Bashkuara," u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

Përjashtimi i Le Pen nga gara për presidencën franceze shkaktoi një stuhi politike, dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në të cilat ajo ishte favoritja. E pyetur gjatë një konference në Departamentin e Shtetit, Tammy Bruce tha se duhet të bëjnë më shumë në Perëndim për të mbrojtur vlerat demokratike.

le pen

Sondazh

Poll