Bota

Autoritetet franceze: Trupi i Emilit të vogël dyshohet se ka qenë në një frigorifer për disa kohë para se të gjendej në mal

Sipas prokurorit Jean-Luc Basson, rrobat e fëmijës të gjetura pranë mbetjeve nuk shfaqnin shenjat e pritshme të dekompozimit. Kjo përforcon versionin se Emili i vogël nuk ka humbur i vetëm dhe as ka vdekur aty ku është gjetur. 

31 Mars 2025, 21:33 Nga N.F
Autoritetet franceze: Trupi i Emilit të vogël dyshohet se ka qenë
Emile

FRANCË- Policia franceze ka frikë se trupi i 2-vjeçarit Emile mund të jetë futur në një frigorifer përpara se eshtrat e tij të gjendeshin në fshatin Aux Vernet. Analizat e eshtrave, që datojnë nga fillimi i vitit të kaluar, tregojnë se ato janë zhvendosur dhe nuk janë gjetur në vendin ku fillimisht ka vdekur fëmija, duke përforcuar skenarin e “inskenimit” të qëllimshëm.

Siç raporton Daily Mail, dekompozimi i trupit dhe gjendja e rrobave të Emilit tregojnë se ato janë ruajtur me kujdes dhe janë ekspozuar jashtë vetëm pak para se të gjendeshin. Kafka e djalit dy vjeçar duket se është vendosur në zonë pak para se të gjendej, 1.5 kilometra larg shtëpisë së gjyshërve të tij, nga ku u zhduk më 8 korrik 2023. Policia tashmë kishte kontrolluar intensivisht zonën gjatë fazës së parë të kërkimit.

Sipas prokurorit Jean-Luc Basson, rrobat e fëmijës të gjetura pranë mbetjeve nuk shfaqnin shenjat e pritshme të dekompozimit. Kjo përforcon versionin se Emili i vogël nuk ka humbur i vetëm dhe as ka vdekur aty ku është gjetur. Gjyshërit e Émile, të cilët kujdeseshin për të në momentin e zhdukjes së tij, u morën në paraburgim me dyshimin për vrasje dhe fshehje të trupit.

Ata u liruan pas 72 orësh, së bashku me dy fëmijët e tyre të rritur, të cilët gjithashtu u morën në pyetje. Prokurori sqaroi se hetimet rreth familjes mbeten të hapura, ndërsa e cilësoi ndalimin si të nevojshëm.

 

emile

Sondazh

Poll