Bota

“Zelensky po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve”/ Trump paralajmëron: Do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën!

Trump tha gjithashtu se Zelenskyy do të përballej me probleme të mëdha nëse nuk do të nënshkruante një marrëveshje. Por Ukraina ka theksuar se kushtet e marrëveshjes ndryshuan ndjeshëm ditët e fundit.

31 Mars 2025, 17:17 Nga E. D
“Zelensky po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja e
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve që pritet të arrihet mes dy vendeve që në fillim të kësaj jave. Trump tha gjithashtu se Zelenskyy do të përballej me probleme të mëdha nëse nuk do të nënshkruante një marrëveshje. Por Ukraina ka theksuar se kushtet e marrëveshjes ndryshuan ndjeshëm ditët e fundit.

“Unë shoh se ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla. Dhe nëse e bën këtë, ai ka disa probleme. Probleme të mëdha, të mëdha. Ne bëmë një marrëveshje për mineralet e rralla dhe tani ai po thotë, ‘epo, e dini, unë dua të rinegocioj marrëveshjen. Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s. Epo, ai kurrë nuk do të ishte anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë. Pra, nëse ai kërkon të rinegociojë marrëveshjen, ai ka probleme të mëdha,” u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force Once të dielën.

Ndërkohë, Zelenskyy tha javën e kaluar se kushtet e marrëveshjes që po negociohej po ndryshojnë vazhdimisht, por në përgjithësi, Ukraina ndihet pozitivisht drejt një marrëveshjeje të ardhshme.

Presidenti ukrainas tha të enjten e kaluar se të dy vendet kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë dhe më pas një marrëveshje e plotë do të përfundohej më vonë, duke përfshirë më shumë kërkime dhe ratifikimin në parlamentin ukrainas. Por më pas pala amerikane ndryshoi pozicionin e saj për të paraqitur një marrëveshje të plotë menjëherë. 

donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll