Bota

VIDEO/ Dy vajza të mitura dhe gjyshja e tyre filmuan gjithçka teksa ishin të bllokuara nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues në Myanmar

Vajzat dhe gjyshja e tyre u bllokuan ndërsa përpiqeshin të arratiseshin nga apartamenti i tyre në katin e gjashtë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit.

31 Mars 2025, 17:41 Nga N.F
VIDEO/ Dy vajza të mitura dhe gjyshja e tyre filmuan gjithçka teksa
Vajzat

MYANMAR- Videot e shpërndara nga të mbijetuarit në rrjete sociale kan paraqitur momentet e tmerrshme që kanë përjetuar banorët nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi Myanmarin të premten. Në video shfaqen dy vajza, 13 dhe 16 vjeç, dhe gjyshja e tyre, të shtrira në një zonë plot rrënoja pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë.

Vajzat dhe gjyshja e tyre u bllokuan ndërsa përpiqeshin të arratiseshin nga apartamenti i tyre në katin e gjashtë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit. Në panik vrapuan drejt shkallëve të urgjencës, por ndërtesa u shemb dhe u bllokuan në rrënoja.

Babai i vajzës fillimisht mendoi se vajzat dhe nëna e tij kishin vdekur dhe apeloi për ndihmë në rrjetet sociale për të rimarrë trupat e tyre. Por ato ishin gjallë dhe me telefonat e tyre filmuan momentet vendimtare para shembjes së ndërtesës.

“Vajzat e mia po regjistronin video në telefonat e tyre duke menduar se nëse ato dhe gjyshja do të vdisnin, dikush mund t’i gjente telefonat dhe ne, babai dhe nëna, do t’i shihnim”, ka shkruar babai i tyre në Facebook.

Në postimin e tij, ai shkroi gjithashtu se familja e tij mund të dëgjonte njerëz të tjerë të bllokuar poshtë tyre në rrënojat e pallatit Sky Villa.

 Shpëtuesit përfundimisht i gjetën dhe përdorën një çekiç për të bërë një vrimë të vogël përmes së cilës mund t’u dërgonin ujë, por ata duhej të shkonin të merrnin pajisje shtesë. Të mbetura vetëm, vajzat morën gjërat në duart e tyre dhe përdorën çekiçin për të zgjeruar hapjen dhe për të shpëtuar.

termeti ne myanmar

Sondazh

Poll