31 Mars 2025, 17:38
Nga E. D
foto ilustruese
LITUANI- Tre nga katër ushtarët amerikanë që u zhdukën në Lituani kur automjeti i tyre ra dhe u fundos në një moçal u gjetën të vdekur menjëherë pasi shpëtimtarët arritën të nxirrnin automjetin e tyre në sipërfaqe.
"Tre ushtarë të Ushtrisë Amerikane që shërbenin me Ekipin Luftarak të Brigadës së Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, u gjetën të vdekur në Lituani," thuhet në një njoftim për shtyp nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, duke shtuar se kërkimi për ushtarin e katërt është në vazhdim.
Katër amerikanët, të cilët kishin qenë në Lituani për dy muajt e fundit po merrnin pjesë në stërvitje ushtarake në një terren trajnimi në Pambrante, një qytet afër kufirit me Bjellorusinë. Më herët ministri lituanez i Mbrojtjes bëri të ditur se mjeti i blinduar me të cilin po udhëtonin ndodhej në një zonë kënetore dhe u gjet.
"Automjeti është gjetur”, ka shkruar në rrjetet sociale kreu i Forcave të Armatosura të Lituanisë, gjenerali Raimundas Valksnoras.
Ai kërkoi respektin dhe solidaritetin e të gjithëve në pritje të më shumë informacioneve, veçanërisht për fatin e të zhdukurve.
“Pala amerikane do të bëjë një njoftim publik kur të ketë të gjitha informacionet e nevojshme dhe vetëm pasi të njoftojë familjet e ushtarëve”, theksoi ai.
Autoritetet lituaneze u njoftuan më 25 mars për zhdukjen e ushtarëve amerikanë. Që atëherë, një operacion i madh shpëtimi lituano-amerikan ka qenë duke u zhvilluar, duke përfshirë qindra njerëz dhe pajisje të rënda. Me kërkesën e Vilniusit, Polonia dërgoi një njësi prej 150 ushtarësh dhe specialistësh.
Makina e blinduar e zbulimit M88 Hercules e përdorur nga katër ushtarët u gjet të mërkurën, më 27 mars. Sipas ushtrisë amerikane, ajo u gjet në një thellësi prej rreth 4.5 metra nën një shtresë uji dhe balte, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë nxjerrjen e saj.
lutuani
Bota
31 Mars 2025, 17:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy po përpiqet të tërhiqet nga marrë...
Bota
31 Mars 2025, 17:15
r.ll
donald tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të mos vendosë...
Bota
31 Mars 2025, 17:09
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Partnerët e ardhshëm të qeverisë gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (...
Bota
31 Mars 2025, 16:57
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvet&eum...
Bota
31 Mars 2025, 16:42
N.F
Vendi ku u rrëzua avioni
URUGUAI- Alvaro Manzino, një nga 16 personat që i mbijetuan rrëzimit të avionit t&eu...
Bota
31 Mars 2025, 16:41
r.ll
marine le pen
FRANCË- Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen do të apelojë dënimin k...
Bota
31 Mars 2025, 16:36
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Kremilini ka njoftuar sot se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për çdo kontakt me homologun e ti...
Bota
31 Mars 2025, 16:13
N.F
Turqi
TURQI- Lideri i opozitës turke, Ozgur Ozel ka denoncuar keqtrajtimin e studentëve të arrestuar gjatë protestave pas burgosje...
Bota
31 Mars 2025, 16:04
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një lëshues raketash dërgon një re pluhuri kafe në ajër ndërsa ajo vërtitet nëpë...
Bota
31 Mars 2025, 15:53
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti Trump i tha të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të dielën se ai nuk ishte i kë...