Bota

Trump tha se do kërcënojë Rusinë me “tarifa dytësore”/ Reagon Kremlini: Putini mbetet i hapur për çdo kontakt me presidenti amerikan

Në javët e fundit, Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, të cilat ishin degraduar kryesisht nga vite të tëra tensionesh, të cilat kulmuan në vitin 2022 dhe pushtimin rus të Ukrainës.

31 Mars 2025, 16:36 Nga E. D
Trump tha se do kërcënojë Rusinë me “tarifa
Vladimir Putin

RUSI- Kremilini ka njoftuar sot se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për çdo kontakt me homologun e tij amerikan Donald Trump. Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov i bëri këto deklarata pasi presidentit amerikan paralajmëroi për tarifa për naftën ruse nëse nuk ka paqe së shpejti në Ukrainë.

“Presidenti mbetet i hapur për çdo kontakt me Presidentin Trump”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov gjatë konferencës ditore për gazetarët, duke sqaruar se asnjë komunikim i ri telefonik midis dy liderëve nuk është planifikuar për momentin.

Trump i tha rrjetit amerikan NBC se ishte shumë i mërzitur me homologun e tij rus pasi foli për një qeveri kalimtare në Ukrainë pa presidentin aktual Volodymyr Zelensky. Në javët e fundit, Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, të cilat ishin degraduar kryesisht nga vite të tëra tensionesh, të cilat kulmuan në vitin 2022 dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Trump, i cili kërkon t'i japë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, kërcënoi gjithashtu Moskën me taksa të reja për naftën ruse nëse nuk arrihet një marrëveshje për këtë qëllim. Presidenti rus në fillim të këtij muaji hodhi poshtë propozimin e homologut të tij amerikan për një armëpushim të pakushtëzuar tridhjetë-ditor në Ukrainë, të cilin Kievi megjithatë e kishte pranuar nën presionin amerikan.

"Ne vazhdojmë të punojmë kryesisht për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe po punojmë gjithashtu për zbatimin e disa ideve që lidhen me zgjidhjen" në lidhje me Ukrainën, përsëriti sot Peskov. Puna është në progres. Nuk ka ende detaje të sakta. Ky është një proces që kërkon kohë, ndoshta për shkak të kompleksitetit të çështjes," përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.

lufta ukraine-rusi donald trump

Sondazh

Poll