Bota

Ndihma më e madhe ushtarake e Suedisë për Ukrainën: 1.4 miliardë euro paketë për mbrojtjen ajrore, artilerinë

Ministri suedez i Mbrojtjes tha se vendi i tij donte të dërgonte mesazhin se po rrit mbështetjen e tij për Ukrainën.

31 Mars 2025, 15:03 Nga r.ll
Ndihma më e madhe ushtarake e Suedisë për Ukrainën: 1.4
ministri

SUEDI- Qeveria suedeze njoftoi sot një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në total rreth 1.4 miliardë euro. Ky është kontributi më i madh ushtarak që vendi skandinav ka dhënë deri më sot në luftën kundër Rusisë.

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson u tha gazetarëve se vendi i tij donte të dërgonte mesazhin se po rrit mbështetjen e tij për Ukrainën, duke rritur forcën dhe shtrirjen e ndihmës.

Në një postim në platformën X, Johnson sqaroi se paketa e re përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, artilerinë, komunikimet satelitore dhe aftësitë detare të vendit.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi krijimin e një mekanizmi të garantimit të eksportit për pajisjet ushtarake, në mënyrë që më shumë kompani suedeze të mund t'i përgjigjen kërkesave të Ukrainës për pajisje mbrojtëse.

Sondazh

Poll