Debate në politikën gjermane/ Partitë kërkojnë heqje të nënshtetësisë për antisemitistët! Kritikët shohin trajtim të pabarabartë
Foto ilustruese GJERMANI - Gjatë negociatave të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD, thuhet se ka pasur debate ...
Trump tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej. Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore - prej 25 deri në 50 për qind - ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej.
“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë - që mund të mos jetë - por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.
“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai.
Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.
Deklaratat e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim dhe për të lejuar lundrimin në Detin e Zi, si dhe për të mos goditur objektet energjetike të njëra-tjetrës. Por, problemet për zbatimin e marrëveshjes vazhdojnë.
Kievi thotë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë, ndërsa Moska kërkon fillimisht heqjen e pjesshme të sanksioneve që kanë të bëjnë me kompanitë dhe bankat ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit. Trump i tha NBC-së se do të flasë me Putinin gjatë kësaj jave.
Duke folur me gazetarët po të dielën, Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.
“Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë - e dini - unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”. “Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.
Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj.
Jashtë frontit diplomatik, Kievi e akuzoi të dielën Moskën për “krim lufte”, pasi që, siç tha, dronët e saj goditën një spital ushtarak. Sulmi goditi Harkivin - qytetin e dytë më të madh të Ukrainës - ndërsa në shënjestër ishin edhe një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjera. Autoritetet thanë se së paku dy persona u vranë./REL
Foto ilustruese GJERMANI - Gjatë negociatave të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD, thuhet se ka pasur debate ...
Foto ilustruese GJERMANI - Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Holl...
Foto ilustruese SHBA - Kur Donald Trump tha se do ta "gëlltisë" Kanadanë si shtetin e 51 federal, u pa fillimisht si shaka pa kripë...
Foto ilustruese AZI - OBSH ka bërë apel për ndihmë lidhur me tërmetin shkatërrues që u regjistrua pak ditë më ...
Arkitekti i Marrëveshjeve të Dejtonit për Paqe, Richard Holbrooke (majtas), duke biseduar me kreun e misionit të OSBE-së në Bosn...
Foto ilustruese GJERMANI - Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndj...
Fatura IRLANDË- Stafi i një restoranti irlandez është "hakmarrë" ndaj CEO-s së i Ryanair, Michael O'Leary. Satfi pa...
Pamje nga momenti MYANMAR- Një tërmet me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter goditi Myanmarin dy ditë më parë duke sjell...
Pamje nga momenti i nxjerres se gruas nga rrenojat MYANMAR - Në një moment që ka ngjallur shpresë dhe emocion në një periudh&...
Foto ilustruese GAZA- Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të dielën se 14 punonjës të shpëtimit u gjetën të ...