30 Mars 2025, 11:56
Nga r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Autori i plagosjes së 36-vjeçarin mbrëmjen e djeshme në dalje të Pogradecit, është arrestuar nga policia pas disa orësh kërkime. Menjëherë pas ngjarjes ai ishte larguar nga ngjarja me një automjet tip "Benz". Bëhet gjithashtu me dije se ka është proceduar penalisht një 38-vjeçar, i cili ka ndihuar autorin të largohet nga vendngjarja.
Autori akuzohet për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa 38-vjeçari për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës. Sipas inforamcioneve, i dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 36-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë një 38- vjeçar, që ndihmoi autorin e ngjarjes për tu larguar nga vendngjarja.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O. 38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës. I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e pogradecit plagosje ne pogradec
Aktualitet
30 Mars 2025, 11:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:08
r.ll
Muhamed Bin Abdulkerim El-Is
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa...
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:04
r.ll
pamje nga operacioni policor
TIRANË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim n...
Aktualitet
30 Mars 2025, 09:27
r.ll
foto nga kisha
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë...
Aktualitet
30 Mars 2025, 08:50
r.ll
pamje nga falja e namazit
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbasi...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:33
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimi të masave ajrore më të ngrohta më origj...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:18
r.ll
falja ne sheshin skenderbej
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&eu...