30 Mars 2025, 11:02
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit. Por mijëra të tjerë e kanë humbur momentin e ceremonisë së faljes, për shkak të ndryshimit të papritur të orarit të njoftuar për nisjen e ceremonisë.
Komuniteti Mysliman i Shqipëris ka lajmëruar faljen e Bajramit në orën 7:30 në sheshin Skënderbej. Ndërkohë sot drejtues të këtij komuniteti e kanë falur namazin në orën 7:15, duke lënë mijëra besimtarë pa kryer ritin për të cilin kishin mbërritur në qendër të kryeqytetit. Kjo është hera e parë që një skandal i tillë ndodh, ndërkohë që arsyet e ndryshimit të orarit të faljes ende nuk dihen, ose më saktë, i dinë vetëm drejtuesit e Komunitetit Mysliman.
Në rrjetet sociale, qytetarët e kanë cilësuar këtë si akti më i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm ndaj mijëra besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbej për të kryer ritin e faljes së Bajramit. Të shumta kanë qenë komentet që kanë kritikuar ndryshimin e orarit, ku disa prej tyre kanë kërkuar që personat përgjegjës të japin dorëheqjen.
"Ju muloft turpi sa të keni jetën!", "Skandal, turp tju vije dhe Zoti ju gjykofte per kete qe keni bere sot. Nuk arritem ta falnim dot. Turp sakrifikuam muajin dhe morem mbrapsht kete paturpesi. Dikush te mbaj pergjegjesi e te japi doreheqje", "Pse e falet me heret , turp i madh as me organizu nuk dini, turp i madh nuk respektuat besimtaret per sakrificen qe ben nje muaj", "Sa rremuje ka qene sot. Mezi kapem namazin. Ska bere vaki si asnjehere. As shtresa namazi lere qe Zeri sdegjohej fare ne fund.", "Gratë i latë pa namaz! Filluat herët dhe audio skandal.", janë disa nga komentet në videon e mëposhtme.
fiter bajram komuniteti mysliman shqiptar
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:08
r.ll
Muhamed Bin Abdulkerim El-Is
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa...
Aktualitet
30 Mars 2025, 10:04
r.ll
pamje nga operacioni policor
TIRANË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim n...
Aktualitet
30 Mars 2025, 09:27
r.ll
foto nga kisha
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë...
Aktualitet
30 Mars 2025, 08:50
r.ll
pamje nga falja e namazit
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbasi...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:33
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimi të masave ajrore më të ngrohta më origj...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:18
r.ll
falja ne sheshin skenderbej
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&eu...
Aktualitet
29 Mars 2025, 22:47
r.ll
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve, në a...