Aktualitet

Rritje e temperaturave dhe vranësira, zbuloni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore.

30 Mars 2025, 07:23 Nga r.ll
Rritje e temperaturave dhe vranësira, zbuloni si pritet të jetë
foto ilustruese

TIRANË- Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimi të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dyte e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa rrebeshe priten në zonat Jugore. Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minmale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

moti 30 mars 2025

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2025, 16:38 Auron Tare

Një balonë për Ali Pashanë!

Foto ilustruese TIRANË - Një mëngjes i bukur, plot dritë dhe diell, i pasuar nga një erë e freskët, shihte grumbullimin ...