29 Mars 2025, 12:53
Nga B.Z
Imzot Jona
TIRANË - Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar mesditën e kësaj të shtune në Katedralen Ngjallja e Krishtit.
Në fjalën e tij për të pranishmit, Fortlumturia e tij u shpreh se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Imzot Joani rikujtoi edhe kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos teksa u shpreh se predikimi i tij ka qënë dashuria dhe respekti për çdo qënie njerëzore.
Imzot Joani su shpreh më tej se ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.
“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.
Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.
Cdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqëndrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.” tha ai.
joan pelushi fronezim kisha ortodokse
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:40
foto ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua s&...
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:37
B.Z
Xhovana Nikolli
ELBASAN - Xhovana Nikolli ka reaguar, në lidhje me kontrollet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, një ditë më...
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:19
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Il...
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:13
E. D
Foto nga ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
TIRANË- Një ditë gëzimi për të gjithë e ka konsiderua...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:59
B.Z
Vojo Bregu
TIRANË - Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar në lidhje me skan...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:36
E. D
Nikos Dendias
TIRANË- Në Katedralen Ngjallja e Krishtit ka nisur ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan. Por ajo që ra n&eu...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:31
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, sot po mbahet ceremonia të fronëzimit të Kryepeshkopit...
Aktualitet
29 Mars 2025, 09:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANE- Administratori i kompanive që importojnë produkte ushqimore të cilat në përmbajtjet e tyre kanë...
Aktualitet
29 Mars 2025, 08:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë...
Aktualitet
29 Mars 2025, 08:40
E. D
foto ilustruese
KAMËZ- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ng...