Aktualitet

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, 17-vjeçari plagoset me thikë nga bashkatdhetari

Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

29 Mars 2025, 12:19 Nga E. D
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, 17-vjeçari plagoset me
foto ilustruese

GREQI- Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Mësohet se si pasojë e konfliktit 21-vjeçari ka sulmuar 17-vjeçarin me thikë. 

Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses. Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën. 

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare. Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin. Gjithashtu 21-vjeçari është vënë në pranga menjëherë nga autoritetet greke.

policia greke

Sondazh

Poll