29 Mars 2025, 12:40
Nga DOSJA
foto ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua së bashku me 34-vjeçarin duke udhëtuar me motomjet me targë të vjedhura. Sipas policisë, 32-vjeçari, i cili ishte drejtues i motomjetit, kishte në përdorim një banesë tjetër në fshatin Dajç, pronari i së cilës shtetasi me iniciale G.V., është rezident në Itali.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante Mikelian Toma. Dy të rinjtë u arrestuan më 27 Mars, ku gjatë patrullimit blutë kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi” një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.
Po ashtu Mikelian Toma, i cili drejtonte motomjetin dhe 34-vjeçari David Simoni, pasagjer, nuk iu bindën urdhrit të Policisë duke u larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar motomjetin, duke vendosur në pranga dy të rinjtë. Policia gjithashtu ka kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.
Njoftimi i policisë:
Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).
Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
policia e shkodres
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:37
B.Z
Xhovana Nikolli
ELBASAN - Xhovana Nikolli ka reaguar, në lidhje me kontrollet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, një ditë më...
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:19
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Il...
Aktualitet
29 Mars 2025, 12:13
E. D
Foto nga ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
TIRANË- Një ditë gëzimi për të gjithë e ka konsiderua...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:59
B.Z
Vojo Bregu
TIRANË - Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar në lidhje me skan...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:36
E. D
Nikos Dendias
TIRANË- Në Katedralen Ngjallja e Krishtit ka nisur ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan. Por ajo që ra n&eu...
Aktualitet
29 Mars 2025, 11:31
E. D
pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, sot po mbahet ceremonia të fronëzimit të Kryepeshkopit...
Aktualitet
29 Mars 2025, 09:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANE- Administratori i kompanive që importojnë produkte ushqimore të cilat në përmbajtjet e tyre kanë...
Aktualitet
29 Mars 2025, 08:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë...
Aktualitet
29 Mars 2025, 08:40
E. D
foto ilustruese
KAMËZ- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ng...
Aktualitet
29 Mars 2025, 08:28
M.B
Kryepeshkopi Joan
TIRANA- Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të zhvillohet ceremonia e fronëzim...