Aktualitet

Skandali me mishin e pulës/ Bregu: Përgjegjëse Ministrja e Bujqësisë! Pse ka ndërruar 3 drejtorë të AKU-së për 3 muajt e fundit

Bregu thotë se drejtori i komanduar i AKU-së, nuk mund të jetë përgjegjës moralisht dhe administrativisht sepse në atë detyrë ka jo më shumë se 15 ditë, dhe sipas tij përgjegjëse për skandalin është Ministrja e Bujqësisë

29 Mars 2025, 11:59 Nga B.Z
Skandali me mishin e pulës/ Bregu: Përgjegjëse Ministrja e
Vojo Bregu

TIRANË - Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar në lidhje me skandalin e mishit të pulës me salmonelë që u hodh në tregun shqiptar për tu konsumuar më pas nga qytetarët. 

Në një reagim në rrjete sociale, Bregu shkruan se kompania AMG, e cila ka hedhur në treg mishin e pulës me salmonelë ka përgjegjësitë e saj për skandalin dhe për këtë do të përballet me ligjin, por përgjegjës kryesor për rastin sipas Bregut duhet të jetë Ministrja e Bujqësisë.

Bregu thotë se dhe drejtori i komanduar i AKU-së, nuk mund të jetë përgjegjës moralisht dhe administrativisht sepse në atë detyrë ka jo më shumë se 15 ditë, por sipas tij përgjegjëse për skandalin duhet të jetë Ministrja e Bujqësisë e cila duhet të japë shpjegime te qytetarë se përse ka ndërruar 3 drejtorë të AKUS-së për 3 muajt e fundit. 

Reagimi i Bregut:

Kompania AMG sh.p.k., jo DiMal, e cila ka hedhur në treg mishin e pulës me salmonelë ka fajet e saj dhe për këtë do të përballet me ligjin.
Drejtori i komanduar i AKU-së nuk mund të jetë përgjegjës moralisht dhe administrativisht sepse në atë detyrë ka jo më shumë se 15 ditë.
Ajo që duhet të jetë përgjegjëse moralisht dhe politikisht është ministrja e Bujqësisë e cila duhet ti japë shpjegime qytetarëve se përse ka ndërruar 3 drejtorë të AKU-së për 3 muajt e fundit.
Kaq i parëndësishëm është ky institucion përgjegjës direkt për jetët tona dhe të fëmijëve tanë?

skandali i mishit te pules vojo bregu

Sondazh

Poll