29 Mars 2025, 08:28
Nga M.B
Kryepeshkopi Joan
TIRANA- Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të zhvillohet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo ngjarje do të shënojë për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar.
Ceremonia do të ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama do të jenë të pranishëm, ndërsa është ftuar edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Nga ana tjetër mësohet se Greqia do të përfaqësohet nga ministrja për Edukimin dhe Fenë.
Ndërkohë në ceremoni pritet që fjalën ta mbajë vetëm presidenti Bajram Begaj, ndërsa në emër të Sinodit të Shenjtë do të përshëndesë Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla. Fjalimi kryesor i ceremonisë do të jetë ai i Kryepeshkopit Joan, i cili më pas do të ulet për herë të parë në fronin kryepeshkopal.
Të dielën, Kryepeshkopi i ri do të mbajë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka ftuar të gjithë besimtarët të marrin pjesë në Ceremoninë e Fronësimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit. Me anë të një postimi në “Facebook”, bëhet me dije se ceremonia do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11:00 në Katedralen "Ngjallja e Krishtit".
kryepeshkopi joan
Aktualitet
29 Mars 2025, 07:49
M.B
Arbër dhe Erion Veliaj
TIRANA- One Albania ka dalë me një deklaratë zyrtare pas publikimit në media të rastit të grabitj...
Aktualitet
29 Mars 2025, 07:42
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në Lushnjë. Mësohet se një makinë tip ‘Audi&rsquo...
Aktualitet
29 Mars 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jen&eu...
Aktualitet
28 Mars 2025, 22:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kompania Dimal dhe AMG kanë bërë deklaratat e tyre secila pas publikimit të skandalit me importi...
Aktualitet
28 Mars 2025, 22:06
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR - Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit Shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dh...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:58
M.B
Foto ilustruese
BRITANI- Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull asaj që konsideron si skandalin e skemës së d&...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:58
B.Z
Foto ilustruese
TROPOJË - Sherri për pronat na çon këtë herë në Tropojë, aty ku një individ, duket se k...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:52
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një muaj më parë, më 28 shkurt, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e disa d...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:51
Dojna Mema
Dojna Mema
TIRANA- Adolescence është seriali më i ri në Netflix, që po thyen jo vetëm rekordet e shikueshmërisë...
Aktualitet
28 Mars 2025, 21:49
A.Ll
MAQEDONI E VERIUT - Në kryeqytetin Shkup po kurohen 22 pacientë, 8 prej të cilëve gjatë së premtes lënë spitalin p&eum...