Sport

Presidenti i Marsejës i bën syrin Paul Pogbas: “Ai nuk mund të harrohet”...

Pablo Longoria nxjerr në pah cilësitë e mesfushorit francez 31-vjeçar

28 Mars 2025, 18:56 Nga DOSJA
Presidenti i Marsejës i bën syrin Paul Pogbas: “Ai nuk mund

FRANCE - Paul Pogba është gati për aventura të reja. Pezullimi që iu dha për doping, përfundoi më 11 të këtij muaji dhe ylli madje e ka shënuar momentin me një postim në rrjetet sociale.

I përjashtuar për katër vjet në gusht 2023, pasi rezultoi pozitiv për testosteron, Pogba pa që CAS ia zvogëloi dënimin në 18 muaj. I lirë për t'u kthyer në fushë dhe aktualisht ndodhet në Florida (SHBA), ku Inter Miami i Leo Messit mendohet si destinacioni i mundshëm i mesfushorit.

Megjithatë, mesfushori 31-vjeçar mori inkurajim të veçantë në orët e fundit nga presidenti i një klubi francez. Ishte bosi i Marsejës, Pablo Longoria ai që pranoi se Pogba nuk mund të përjashtohet kurrë.

"Është e qartë se një njeri i tillë në treg nuk mund të harrohet. Ai është dikush që duhet vlerësuar gjithmonë, veçanërisht duke marrë parasysh sezonin e ardhshëm. Për sa kohë që është në formë të mirë fizike, duhet të merret parasysh," vuri në dukje ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll