Sport

ZYRTARE/ Brazili shkarkon trajnerin Dorival, pankina Seleçaos në ankand…

Ai u shkarkua zyrtarisht të premten nga presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, në fund të një takimi të mbajtur në selinë federale. Përveç trajnerit largohen edhe ndihmësit e tij

29 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Brazili shkarkon trajnerin Dorival, pankina Seleçaos në

BRAZIL - Përmbysje në Brazil, Seleção ndryshon drejtimin teknik: Dorival Junior nuk është më trajner i Brazilit. Ai u shkarkua zyrtarisht të premten, më 28 mars, nga presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, në fund të një takimi të mbajtur në selinë federale.

Përveç trajnerit largohen nga postet edhe ndihmësit Lucas Silvestre dhe Pedro Sotero, si dhe trajneri i atletikës Celso Resende.

Koordinatori i ekipit kombëtar Rodrigo Caetano, ndihmësi Juan dhe komisioneri teknik Cícero Souza do të mbeten në rolet e tyre përkatëse.

Shkarkimi i Dorival Júnior ishte në ajër pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Argjentinës në Buenos Aires. Një ditë më parë, gjatë rizgjedhjes, Rodrigues nuk kishte garantuar qëndrueshmërinë e trajnerit dhe pas humbjes ndaj Albicelestes, përshpejtoi ndryshimin në pankinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll