Sport

Lookman, i preferuar nga Premier League...

Ylli i Atalantas, Ademola Lookman mund të transferohet në futbollin anglez, ka të inteeresuar për të…

28 Mars 2025, 18:47 Nga DOSJA
Lookman, i preferuar nga Premier League...

ANGLI - Duket e sigurt, që 25-vjeçari i talentuar Ademola Lookman, do të largohet nga skuadra e Atalantës në fund të sezonit aktual.

Aroma e futbollit të tij tashmë ka arritur në të katër anët e botës dhe praktikisht e ka të pamundur të vazhdojë t'i shërbejë skuadrës historike italiane.

Në këtë kontekst, sqaron 'Mundo Deportivo', drejtuesit e Atalantas i kanë vendosur tashmë një çmim sulmuesit të lindur në Wandsworth të Anglisë.

Italianët kërkojnë 50 milionë euro për lojtarin, gjë që ka lënë shumë njerëz të hutuar. Gjithçka sepse ylli aktualisht vlerësohet në platformën ‘Transfermarkt’ me... 60 milionë euro.

Një milion më shumë, një milion më pak, e vërteta është se Lookman e di që Manchester United dhe Newcastle janë në garë për shërbimet e tij dhe e gjithë kjo në një kohë kur marrëdhënia e tij me trajnerin Gasperini po varet në fije.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll