Sport

Partizani gjen trajnerin e ri, rikthen Skënder Gega në krye të pankinës së kuqe…

Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018-2019

28 Mars 2025, 17:17 Nga DOSJA
Partizani gjen trajnerin e ri, rikthen Skënder Gega në krye të

TIRANE - Nga sot Skënder Gega do të jetë trajneri i ri skuadrës së Partizanit.

Ka mjaftuar humbja 1-0 përballë Dinamos në “Elbasan Arena”, që drejtuesit e klubit të kuq të lëvizin dhe të gjejnë gjuhën përbashkët për të bashkëpunuar me trajnerin Skënder Gega për të drejtuar Partizanin.

Kështu, tani Arbër Abilaliaj do të kryejë detyrat e drejtorit sportiv, ndërsa Skënder Gega do të jetë trajnerit i “Demave” të kryeqytetit, duke u rikthyer në shtëpi, siç shprehet vetë klubi i Partizantit, në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa bën me dijeni lajmin:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega.

Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega.

Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit, me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem.

Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 - 2019

Mirë se rikthehesh në familjen e kuqe Skënder Gega,”- shkruan klubi Partizani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll