Bota

Shqetësimi i madh në Shkup/ Protesta ndërpret qarkullimin, regjim i posaçëm i komunikacionit në qendër

Protesta para Kuvendit të RMV-së çon në masa të rrepta sigurie dhe kufizime të qarkullimit. Apelohet për kujdes nga qytetarët dhe respektim të urdhrave policorë

28 Mars 2025, 20:26 Nga A.Ll

Shqetësimi i madh në Shkup/ Protesta ndërpret qarkullimin, regjim

Maqedoni e Veriut - Nesër, më 29 mars, do të zhvillohet një protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Protesta e nesërme në Shkup mbahet për të shprehur zemërimin ndaj tragjedisë së fundit në Koçan, ku humbën jetën 59 persona në një zjarr në diskotekën "Pulse".

Kjo ngjarje nxiti qytetarët të kërkojnë përgjegjësi për dështimet institucionale dhe të denoncojnë korrupsionin që, sipas tyre, çoi në tragjedi të tilla. Organizatorët dhe protestuesit kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga autoritetet, duke theksuar se "sistemi është i radhës" dhe është koha për ndryshim

Për shkak të kësaj ngjarjeje, Njësia për siguri në qarkullimin rrugor ka njoftuar se do të ndërmarrë masa për të krijuar një regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, duke filluar nga ora 11:00.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë urdhërat e dhëna nga forcat e sigurisë dhe nëpunësit policorë, për të shmangur ndalimet dhe bllokimet e mundshme të rrugëve.

Pjesëmarrësve në komunikacion u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rregullat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet.

maqedonisë së veriut shkup protesta kufizimet e policise

Sondazh

Poll