Bota

JD Vance dhe gruaja e tij mbërrijnë në Grenlandë: Siç keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për vendin tuaj

Sapo kanë mbërritur në Grenlandë, Vance dhe gruaja e tij kanë hyrë në një automjet të blinduar të SHBA-së.

28 Mars 2025, 18:18 Nga M.B
JD Vance dhe gruaja e tij mbërrijnë në Grenlandë: Siç
JD Vance

GRENLANDA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe Zonjën e Dytë, Usha Vance, kanë mbërritur në bazën hapësinore ushtarake Pituffik në Grenlandën veriperëndimore. Sapo kanë mbërritur në Grenlandë, Vance dhe gruaja e tij kanë hyrë në një automjet të blinduar të SHBA-së.

“Unë nuk kam qenë kurrë në Grenlandë. Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që kam vizituar ndonjëherë Grenlandën. Kjo është një gjë shumë e lezetshme”, tha Vance.

Vance vazhdoi duke thënë se do të diskutojë me zyrtarë ushtarakë çfarë saktësisht bën baza dhe të gjitha mënyrat e rëndësishme që ajo kontribuon në sigurinë kombëtare. Ai njoftoi se do të marrë informacione për atë që personeli ushtarak “bën çdo ditë”.

“Siç e keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për Grenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media", tha ai.

Zëvendëspresidenti amerikan e përfundon fjalën e tij duke falënderuar trupat dhe përsëri trajton temën më të diskutueshme interesat amerikane në Grenlandë.

“Presidenti është vërtet i interesuar për sigurinë e Arktikut. Siç e dini të gjithë, kjo është një çështje e madhe dhe do të bëhet më e madhe gjatë dekadave të ardhshme”, tha Vance.

jd vance

Sondazh

Poll