Bota

SHBA kërkon kontroll të fortë mbi Arktikun/ Trump: Ne kemi nevojë për Grenlandën, për sigurinë ndërkombëtare

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Grenlandë nxjerr tensionet ndërkombëtare dhe shqetësimet për dominimin në Arktik

28 Mars 2025, 19:34 Nga A.Ll
SHBA kërkon kontroll të fortë mbi Arktikun/ Trump: Ne kemi
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance ne Grenland

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë duke theksuar se SHBA kanë nevojë urgjente për Grenlandën për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Arktik dhe përballë kërcënimeve nga Rusia dhe Kina.

Trump theksoi se prania e anijeve kineze dhe ruse në rajon përbën një rrezik të mundshëm për sigurinë globale dhe se Uashingtoni nuk mund të lërë këtë situatë në duar të tjera, veçse të kontrolluara nga vetë SHBA.

"Ne kemi nevojë për Grenlandën," deklaroi Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. "Për sigurinë ndërkombëtare, është jetike që ne ta kemi këtë territor," shtoi ai, duke theksuar se është e domosdoshme që SHBA të ruajë ndikimin dhe kontrollin në këtë zonë të ndjeshme.

Ai e arsyetoi këtë duke thënë se prania e anijeve kineze dhe ruse në ujërat detarë të Arktikut kërkon një angazhim më të madh të SHBA, pa u mbështetur në Danimarkën ose shtetet e tjera.

Vizita e zëvendëspresidentit të SHBA-së, J. D. Vance, në bazën amerikane në Pitufik, në Grenlandën veriore, ka përshkruar këtë interes në rritje të SHBA për Arktikun. Vance u shpreh se ky interes do të vazhdojë të rritet në dekadat e ardhshme, duke sugjeruar se presidenti Trump nuk do të ndalojë përpjekjet e tij për të forcuar dominimin e SHBA në këtë territor.

Përshëndeti ushtarët amerikanë që shërbenin në këtë bazë të izoluar dhe i falënderoi për angazhimin e tyre. Ai gjithashtu theksoi se siguria e Arktikut është një prioritet i madh për administratën e SHBA dhe kjo do të mbetet kështu për shumë vite. "Kjo do të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme," tha ai.

donald trump grenlandë presidenti i shteteve të bashkuara j. d. vance

Sondazh

Poll