28 Mars 2025, 18:15
Nga B.Z
Pamje nga tërmeti
AZI - Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh.
Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar një ndërtesë 30-katëshe që ka qenë në ndërtim e sipër, qindra kilometra larg Bangkokut. Ndonëse ende nuk dihet shkalla e saktë e katastrofës, lideri i Mianmarit të izoluar ka lëshuar kërkesë të rrallë për ndihmë ndërkombëtare.
Shefi i juntas, Min Aung Hlaing, ka thënë se 144 persona janë vrarë, 732 janë konfirmuar të plagosur dhe ka paralajmëruar se numri i të vrarëve “pritet të rritet”.
Deri më tani janë konfirmuar tre të vrarë në Tajlandë.
“Në disa vende, disa ndërtesa janë rrëzuar”, ka thënë ai në një fjalim televiziv, pas vizitës në një spital në kryeqytet.
“Do të dëshiroja të ftoja çdo shtet, çdo organizatë, dhe secilin në Mianmar që të afrohet dhe të ndihmojë. Faleminderit”.
Ai ka bërë thirrje për përpjekje masive për kërkim-shpëtim për shkak të katastrofës, dhe ka thënë se i ka hapur të gjitha rrugët për ndihmë të huaj./REL
Bota
28 Mars 2025, 17:49
r.ll
trump, carney
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte realizuar sot një bisedë konstruktive telefonike me kryeminis...
Bota
28 Mars 2025, 17:49
B.Z
Vladimir Putin
RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që Ukraina të vihet përkohësisht nën administ...
Bota
28 Mars 2025, 17:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BANKOK- Tërmeti i fuqishëm prej 7.7 ballësh të Rihterit që ka goditur Myanmarin ka pasur ndikim të ...
Bota
28 Mars 2025, 17:28
r.ll
kim jong un
PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shfaqur dronët e rinj ushtarakë, mes raportimeve se ai ka...
Bota
28 Mars 2025, 16:37
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump po vazhdon të fitojë mbështetjen e votuesve me ngjyrë dhe hispanikë, shumë...
Bota
28 Mars 2025, 16:08
M.B
JD Vance
SHBA- Zv.presidenti amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet të mbërrijnë të premten n&...
Bota
28 Mars 2025, 15:58
E. D
rrenojat
MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç rap...
Bota
28 Mars 2025, 15:47
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të krij...
Bota
28 Mars 2025, 15:32
B.Z
Tërmeti
AZI - Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesdit&eu...
Bota
28 Mars 2025, 15:18
M.B
Ekrem Imamoglu
TURQIA- Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqin...