Politike

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” viziton Albin Kurtin për t'i uruar fitoren në zgjedhje

Përfshirja e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tema kryesore në takimin e sotëm

28 Mars 2025, 20:08 Nga A.Ll
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” viziton Albin Kurtin
Albin Kurti, Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko

KOSOVA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot një delegacion nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, përfshirë Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Pano Sokon, të cilët e vizituan për t’i uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi për vizitën dhe urimet e sinqerta. Ai gjithashtu e njoftoi delegacionin për progresin e bashkëpunimit shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveritë e dy shteteve, të cilat po japin rezultate të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.

Takimi është një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe një mundësi për të thelluar përpjekjet për përfitime të përbashkëta nga të dyja shtetet.

albin kurti adriatik lapajn endri shabanin dhe pano sokon kosova zgjedhjet

Sondazh

Poll