Bota

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Myanmar/ Rritet bilanci i viktimave, 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Goditja u ndje fortë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, ku u shemb një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në zonën e Chatuchak.

28 Mars 2025, 15:58 Nga E. D
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Myanmar/ Rritet bilanci i
rrenojat

MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç raportohet deri më tani janë regjistruar 144 të vdekur dhe 732 të plagosur, ndërkohë dhjetëra të tjerë janë të zhdukur. Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmar, të lënduarit po ndihmohen nga ambulancat dhe kalimtarët në rrugë dhe po dërgohen në spital.

Ndërkohë Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok. Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.

Shumica e ndërtesave të shkatërruara në Bangkok si rezultat i tërmetit ishin në ndërtim e sipër. Kryeministri i Tajlandës dhe agjencitë përkatëse qeveritare u takuan me komandantin e ushtrisë për të diskutuar mbi trajtimin e emergjencës. Zyrtarët urdhëruan Qendrën Ushtarake të Ndihmës nga Fatkeqësitë që të mobilizojë trupa, pajisje dhe njësi mjekësore ushtarake në zonat e prekura.

rrenojat

Sondazh

Poll