Politike

"Është koha për të investuar në Shqipëri", Rama-investitorëve: Blini një gur sot, se nesër do jetë shumë shtrenjtë  

Po ashtu Rama theksoi se kushdo që investon në male sot, do të ketë përfitimin shumëfishë më të lartë pas disa vitesh.

27 Mars 2025, 12:09 Nga I.A
"Është koha për të investuar në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje investitorëve dhe sipërmarrësve që të investojnë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në eventin “Match-Maker Albania 2025”, Rama deklaroi se tashmë është koha për të blerë dhe një gur në Shqipëri, pasi nesër do të jetë shumë shtrenjtë. Po ashtu Rama theksoi se kushdo që investon në male sot, do të ketë përfitimin shumëfishë më të lartë pas disa vitesh.  

"Është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri. Sepse nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shumë shtrenjtë. Kështu që, çfarë doni të blini, bëjeni tani. Është koha kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka.

Po rritet vëllimi i investimeve, i turistëve dhe i të gjitha llojeve të shprehjeve të in tis në hap detare dhe në atë malore. Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri, sa i takon. Më e mira është në male dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot, në male, është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë. Kështu dua të falënderoj të gjithë ata që janë sot këtu," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll