Politike

"Do merrni Noc Rrokun!" Rama-komentuesit: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh, tifozllëkun ke kohë ta bësh

Ai shtoi se pasaportën europiane mund t'u japë vetëm Partia Socialiste.

27 Mars 2025, 08:48 Nga M.B
"Do merrni Noc Rrokun!" Rama-komentuesit: Më 11 maj kam
Edi Rama

TIRANA-Kryeministri Edi Rama iu përgjigj live sot një komentuesi që i tha se më 11 maj "do të marrin Noc Rrokun." Rama i tha komentuesit se mund të zhgënjehet dhe se tifozllëkun ka kohë ta bëjë. Ai shtoi se pasaportën europiane mund t'u japë vetëm Partia Socialiste.

"Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë.

Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll