Politike

"A u mërzite për shokun tënd Dodik", Rama i përgjigjet komentuesit: E gjithë kjo historia e miqve çetnikë është një budallallëk me brirë, jeni shumë qesharakë!

Rama teksa i përgjigjej komentuesit nuk ka kursyer ironitë teksa i thotë qytetarit me emrin Arsim se po flet si pa arsim.

27 Mars 2025, 09:06 Nga N.F
"A u mërzite për shokun tënd Dodik", Rama i
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" i është përgjigjur komenteve të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Rama ka pikasur një koment në të cilin pyetej a ishtë mërzitur për mikun e tij Dodik ndaj të cilit autoritetet boshniake kanë lëshuar udhërarrest.

Rama teksa i përgjigjej komentuesit nuk ka kursyer ironitë teksa i thotë qytetarit me emrin Arsim se po flet si pa arsim. Ai shtoi se duhet të dihet se e gjithë kjo histori për miqtë çetnikë është një budallallëk me brir. Rama më tej theksoi se kjo e bën ndjekësin dhe të tjerët si ai shumë qesharakë.

Komentuesi: A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi.

Rama: Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica.

Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë.

edi rama

Sondazh

Poll