Sport

Al Bano: “Totti në Moskë është lajmëtar i paqes, unë po shkoj në Jerusalem”...

Këngëtari i njohur italian bën avokatin dhe i del në mbrojtje legjendës së Romës…

27 Mars 2025, 10:30 Nga DOSJA

Al Bano: “Totti në Moskë është lajmëtar i paqes,

ITALI - "Totti saktësoi se nuk shkon në Moskë për të bërë luftë, por për të dhënë një mesazh paqeje, le ta quajmë lajmëtar paqeje. A ka mundësi që ata të mos i kuptojnë këto gjëra! Jam i habitur nga këto reagime. Nuk e di nëse janë një akt zilie, apo nuk di si ta përkufizoj".

Kështu komentoi Al Bano për LaPresse polemikën që pasoi udhëtimin e Francesco Tottit në kryeqytetin rus si ‘sportist’.

“Unë, - vazhdon Al Bano, - si lajmëtar i paqes do të shkoj në Jeruzalem për të kryer një mision paqeje, së bashku me Imzot Filippo Santoro, Kryepeshkopin e Tarantos, gazetarin Franco Giuliano, do të takojmë Imzot Pizzaballën dhe ambasadorin italian në Jerusalem”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll