Sport

Gola, VAR, tërheqje nga fusha!, por në fund Tirana-Bylis ndajnë nga një pikë

Presidenti i Bylsit, Edmond Kapllani, në shenjë proteste ndaj penalltisë thirri skuadrën që të tërhiqet nga fusha. Ndeshja ndërpritet për disa minuta…

26 Mars 2025, 21:41 Nga DOSJA
Gola, VAR, tërheqje nga fusha!, por në fund Tirana-Bylis ndajnë

TIRANE - Bardheblutë e Tiranës dhe Bylisi kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në kryeqytet, duke mbajtur plotësisht të hapur luftën për mbijetesë. Ishte kjo një ndeshje e javës sës 31-të ku u përjetuan situata shumë të pazakonta.

Tirana a e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin, por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve, të cilët shënuan me Përgjonin (26’). Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi Florjan Përgjoni i bardhebluve këtë herë tundi rrjetën në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR, që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta.

Pas golit nga pika e bardhë të Jarmouni (76'), Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin (82'), duke çuar në shifrat 2-2 që nuk ndryshuan deri në fund, ndonëse rastet sidomos për miqtë nuk munguan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll