Sport

Evani, ish-asistent i Mancinit: “I duhuri për Juven, por i ofruan një kontratë tre mujore”

Krahu i djathtë historik i ish-trajnerit: "Mancini është një figurë që me siguri do t'i interesojë disa skuadrave"

27 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Evani, ish-asistent i Mancinit: “I duhuri për Juven, por i ofruan

ITALI - Nuk ka rikthim në Serie A, pas eksperiencës së tij në Arabinë Saudite për Roberto Mancinin, i cili ditët e fundit ishte i lidhur me stolin e Juventusit, por edhe me atë të Milanit.

Duke folur për këtë, gjatë një interviste për ‘7Gold’, ishte Alberico Evani, krahu i djathtë historik i ish-trajnerit dhe asistenti në aventurën e tij me kombëtaren, i cili u shpreh: “Roberto sigurisht që i përshtatet Milanit dhe Juventusit, sepse duhet të them që të dy kanë ngritur skuadra për të sulmuar dhe jo për të mbrojtur, çka është dhe mentaliteti i tij dhe dëshira për të komanduar lojën, që do të përshtateshin me të dyja skuadrat”.

Me Juventusin, megjithatë, nuk funksionoi: "Unë them që të kufizosh veten me një kontratë tre-mujore nuk është saktësisht gjëja më e mirë, ndaj Mancini duhet të jetë i durueshëm, sepse herët a vonë... ai është një figurë që sigurisht do t'i interesojë disa ekipeve. Nëse do ta kishte pranuar këtë rol, po të më kishte thirrur, do ta kisha menduar... por ne nuk po flasim për asgjë".

Për Milanin: “Vështirësia, veçanërisht në gjysmën e parë të sezonit, ishte të mos jesh në gjendje të jesh gjithmonë një skuadër me një frymë të vetme, sepse besoj se në nivel individual Milani mund të konkurrojë ende me këdo, vetëm se duhet ta ndryshojnë pak këtë qëndrim, gjë që bën diferencën në ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll