Sport

Ukrainasit në Itali: "Totti është në anën e gabuar të historisë"…

“Fakti që një kampion i madh, në një moment vendimtar, me zgjedhjen e tij legjitimoi agresorët, do të mbetet në kujtesë”.

27 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA

Ukrainasit në Itali: "Totti është në anën e gabuar

ITALI - "Rusët në këto tre vite, ndër të tjera, kanë vrarë edhe shumë sportistë, futbollistë, trajnerë dhe shumë tifozë.

Zgjedhja për të shkuar në Rusi tani, nga një kampion shumë i respektuar, jo vetëm si sportist por edhe si njeri, është çnjerëzore jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj kolegëve të tij që besojnë në sportin si mjet paqeje".

Oles Horodetskyy, president i Shoqatës së Krishterëve të Ukrainës në Itali, e deklaroi këtë për LaPresse, duke komentuar zgjedhjen e Francesco Tottit për të udhëtuar në Rusi për një ngjarje.

“I kërkojmë Totit të rishqyrtojë, - shtoi ai, - lufta do të përfundojë dhe agresori do të mposhtet, por fakti që një kampion i madh, në një moment vendimtar, me zgjedhjen e tij legjitimoi ata që ishin në anën e gabuar të histories, do të mbetet në kujtesë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll