Sport

Përndjekje e rrallë ndaj numri 2 të botës së tenisit për femra!

Ai është një 40-vjeçar polak, banues në Florida, i cili e quan veten “kritikuesi më i madh i Swiatek”, me pseudonimin “DzonnyBravo” në X. Një llogari që më pas është çaktivizuar.

26 Mars 2025, 13:39 Nga DOSJA
Përndjekje e rrallë ndaj numri 2 të botës së tenisit

SHBA - Pas rastit të përndjekjes ndaj tenistes britanike Emma Raducanu një muaj më parë në Dubai, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur këto ditë në turneun Masters 1000 të Miami, këtë herë me tenisten polake Iga Swiatek, aktualisht numri 2 në botë.

Para se të përballej me Elise Mertens në raundin e tretë, polakja u ngacmua nga një burrë gjatë një seance stërvitore. Ai është një 40-vjeçar polak, banues në Florida, i cili e quan veten “kritikuesi më i madh i Swiatek”, me pseudonimin “DzonnyBravo” në X. Një llogari që më pas është çaktivizuar.

Ngacmuesi ka qenë i pranishëm në stërvitjen e Swiatek. Ai ka postuar një video në të cilën dëgjohet duke thënë fjalë ofenduese ndaj lojtares dhe psikologes së saj, Daria Abramowicz: “Hej Iga, thirre nënën tënde. Iga, kur do të bësh paqe me nënën tënde? Daria vrapon me ujë, si një qen i stërvitur”.

“Ne po monitorojmë web-in për këto lloj rastesh. Kritika konstruktive është një gjë, kërcënimet, gjuha e urrejtjes apo edhe ndërprerja e trajnimit janë një gjë tjetër dhe kjo nuk mund të lejohet”, tha menaxheri i Iga Swiatek për mediat polake.

“Ne e raportuam çështjen tek organizatori i turneut dhe WTA, të cilët u përgjigjën menjëherë dhe morën masa paraprake shtesë për të cilat ne jemi shumë mirënjohës. Sigurimi i sportistëve është gjëja më e rëndësishme, ata janë në qendër të turneut dhe detyra jonë është thjesht t’i mbrojmë ata”, tha menaxheri i Swiatek.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll