Politike

Zgjedhjet e 11 Majit, Ilir Meta: PL synon 12 mandate! Ja qarqet që pretendojmë të fitojmë

Meta tha se Partia e Lirisë synon që të fitoi 12 mandate në këto zgjedhje, duke veçuar kështu edhe qarqet ku kanë më tepër pritshmëri.

26 Mars 2025, 23:49 Nga I.A

Zgjedhjet e 11 Majit, Ilir Meta: PL synon 12 mandate! Ja qarqet që

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj në vend. Në një intervistë me shkrim për emisionin Opinion në TV Klan, i cili është përshtatur për transmetim me zë e figurë përmes inteligjencës artificiale, Meta tha se Partia e Lirisë synon që të fitoi 12 mandate në këto zgjedhje, duke veçuar kështu edhe qarqet ku kanë më tepër pritshmëri.

Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Pritmëritë e mia janë të qarta. Koalicioni ynë mbi 80 mandate dhe Partia e Lirisë 12 mandate (pra 4 + 8).

Ku janë qarqet që PL ka më shumë pretendime?

Partia e Lirisë synon dhe do fitojë 8 mandate në 8 qarqe të vendit, për arsye se në 4 Qarqe nuk ka kandidatë për shkak të sakrificave që kërkon koalicioni.

Por rezultatet tona do të jenë fantastike në Qarkun e Tiranës, një përmbysje spektakolare në Qarkun e Beratit me Z. Lefter Maliqi dhe padiskutim në Lezhë me Viktor Tushën, një personalitet i spikatur  e plot kontribute, në Qarkun e Korçës me Dr. Gentian Çalën, një mjek i jashtëzakonshëm dhe intelektual i nivelit më të lartë, në Durrës me një kampion të mirënjohur të atletikës si Adriatik Hoxha, në Fier me kryekëshilltarin tonë Arben Çuko, në Elbasan me Z. Dashamir Xhika një ndër themeluesit e parë të LSI-së dhe qershia në tortë këshilltarja jonë në Bashkinë Shkodër, Znj. Elmira Ndërvashaj.

Por prioritare për Partinë e Lirisë dhe për mua është vota për koalicionin, sepse sa më e thellë fitorja, aq më i madh numri i mandateve, aq më i lartë propabiliteti për Partinë e Lirisë për të fituar mandatin  e saj në çdo qark , kjo vlen edhe për PDIU, PBDNJ, PR etj.

Sondazh

Poll