Politike

A e besoje në vitin 2000, që Rama do dominonte politikën kaq gjatë? Meta: Shqipëria ka bërë hapa pas gjatë kësaj kohe

Një ndër pyetjet e cekura ishte edhe se sa e kishte parashikuar Ilir Meta ecurinë e karrierës politike të Edi Ramës nga viti 2000, kur ai ishte ministër i tij, deri sot.

26 Mars 2025, 23:39 Nga I.A

A e besoje në vitin 2000, që Rama do dominonte politikën kaq

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë me shkrim nga qelia numër 5. Meta për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, iu është përgjigjur me e-mail disa pyetjeve më lidhje me aktualitetin politikë në vend.

Një ndër pyetjet e cekura ishte edhe se sa e kishte parashikuar Ilir Meta ecurinë e karrierës politike të Edi Ramës nga viti 2000, kur ai ishte ministër i tij, deri sot.

Meta iu përgjigj kësaj pyetje duke krahasuar veten e tij me pozicionin e çobanit dhe Ramën me ujkun që ka ngrënë delet.

"Nuk e kam besuar kurrë se Shqipëria do të kthehej kaq prapa sa ka tre vjet që nuk zgjedh as Avokatin e Popullit, apo që Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet Komisionit të Venecias se kur i mbaron mandati, apo se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do betoheshin te noterja te Lana, siç ndodhi në vitin 2019, apo që bashkëmoshatari ynë, Arben Ahmetaj, do shkonte azilant në Zvicër se donin ta bënin me pahir kurban për inceneratorin që nuk ekziston dhe për të cilin ai vërtet nuk ka asnjë faj.

Por tani këto ndodhën dhe secili ka përgjegjësitë e veta dhe secili do të marrë atë që i takon. Por personalisht jam në atë pozicionin e çobanit që nuk është i zhgënjyer me ujkun që i hëngri delet, por me qenin që u bashkua me ujkun kundër deleve. Kontrollori i kontrollorëve është sfida më e madhe për çdo drejtues, por edhe që sistemi të mos degradojë. Po kështu nuk duhet të harrojmë se në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, por tradhti," tha Meta.

Sondazh

Poll