Sport

Rikthehet kampionati shqiptar, Tirana-Bylis, gara mbijetesës!

Tre ndeshjet e tjera të javës së 31-të do të luhen nesër.

26 Mars 2025, 13:27 Nga DOSJA

Rikthehet kampionati shqiptar, Tirana-Bylis, gara mbijetesës!

TIRANE - Do të luhen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit “Abissnet Superiore“. Ndeshja e parë e ditës është në orën 15:00. Laçi pret në shtëpi AF Elbasanin. Po sot, Tirana do të përballet në “Arenën Kombëtare” me Bylisin. Sfida do të startojë në orën 18:00.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 31-të do të luhen nesër. Dy takime janë programuar në orën 17:00. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta do të luajë ndaj Skënderbeut. Java e 31-të mbyllet me sfidën Egnatia – Vllaznia në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 20:00.

Rikthehet kampionati shqiptar, Tirana-Bylis, gara mbijetesës!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll