REL: Osmani kërkon përsëri heqjen e masave ndaj Kosovës në takimin me ambasadorët e BE-së
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat...
Kenia njeh pavarësinë e Kosovës pavarësisht ofensivës serbe
KOSOVA - Në një goditje diplomatike për Serbinë, Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e konfirmoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke njoftuar se presidenti i Kenias, William Ruto, ka nënshkruar vendimin për njohjen e Kosovës dhe e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Kosovës.
Me këtë vendim, Kenia bëhet shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, anëtarësimi i Kosovës në OKB mbetet i pamundur për shkak të kundërshtimit nga Rusia dhe Kina, të cilat si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë të drejtën e vetos.
Njohja e Kosovës nga Kenia vjen pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta penguar këtë vendim.
Sipas mediave rajonale, në tetor 2024, Serbia ndërmori një ofensivë diplomatike, duke dërguar bashkëshorten e presidentit serb, Tamara Vuçiç, në Nairobi në kuadër të fushatës kundër njohjes së Kosovës. Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar, duke ngritur spekulime se qëllimi i udhëtimit ishte lobimi kundër njohjes.
Kažu prva dama uzalud troši pare za putovanja po svetu.
— Željko Veljković (@novinarupenziji) March 26, 2025
‘de uzalud, evo Kenija posle ove posete priznala Kosovo. pic.twitter.com/ZKVKRafiDx
Më pas, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përfshi personalisht në negociata me liderët kenianë, përfshirë kryeministrin Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, duke synuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kenia vendosi ta njohë Kosovën, duke i dhënë një goditje strategjisë serbe për të penguar njohjet ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës./ Telegraf
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një ...
Albana Vokshi TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut d...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me ironitë ndaj programit të PD-së për zgjedhjet. Rama e ka cilësuar ...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shkodër vijoi të ironizonte kreun e PD-së Sali Berishë...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama nga Shkodra foli sërish për drejtësinë. Rama tha se për herë të parë k...
Arlind Qori TIRANA- Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori shpjegoi disa aspekte të rëndësishme të programit të L&e...
Edi Rama SHKODËR - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës aty ...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në një takimin me sipërmarrësit në Shkodër teksa nuk m...
Foto ilustruese TIRANË - Partia Demokratike i është drejtuar këtë të mërkurë me një kërkesë zyrtare ...