Politike

"Vendim historik"! Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, Kurti: Hapet rruga për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona

Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky është një vendim historik dhe i hap rrugë ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

26 Mars 2025, 19:33 Nga E. D
"Vendim historik"! Kenia njohu pavarësinë e Kosovës,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është një lajm që i gëzon të gjithë. Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky është një vendim historik dhe i hap rrugë ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Ndër të tjera Kurti falenderon edhe presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Reagimi i Albin Kurtit

Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona. Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.

albin kurti

Sondazh

Poll