Aktualitet

Policia e Kosovës konfiskon granata-hedhës në Banjskë të Zveçanit/ Arma është e prodhuar në Serbi

Njësitë speciale zbarkojnë në terren për sekuestrimin e armës Zolla M-80, hetimet vazhdojnë

26 Mars 2025, 19:56 Nga A.Ll

Policia e Kosovës konfiskon granata-hedhës në Banjskë

KOSOVA - Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një armë antitank të tipit Zolla M-80, 64 mm, gjatë një operacioni në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Arma, e prodhuar në Serbi u gjet rreth orës 15:05 më 26 mars 2025, gjatë një aksioni të ndërmarrë nga njësitë policore në malet e zonës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive, që kanë siguruar armën dhe kanë nisur procedurat për hetimin e rastit.

Arma e konfiskuar është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërkohë që hetimet për këtë rast po zhvillohen. Prokurori i Shtetit është informuar për ngjarjen dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve në bazë të aktit akuzues për mbajtjen e armëve pa leje.

Policia e Kosovës vazhdon operacionet në zonat e veriut të vendit për të parandaluar përhapjen e armëve dhe materialeve të rrezikshme.

 

policia e kosovës armë antitank banjskë të zveçanit

Sondazh

Poll